IPK rekomandon suspendimin e dy zyrtarëve policorë, në dy raste të ndryshme

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës kanë pranuar informacione mbrëmë përmes rrugëve operative për një shkrepje me armë zjarri në Prizren ku dyshohej se ishte përshirë një zyrtar policor.

Pas daljes në vendin e ngjarjes dhe ndërmarrjes së disa veprimeve hetimore dyshohet se një zyrtare policore e cila ishte jashtë detyrës zyrtare, derisa ishte në shtëpinë e saj, duke manipuluar në mënyrë të pasigurt me armën zyrtare i shkrep arma dhe e plagosë veten në këmbë.

Pas incidentit zyrtarja policore është dërguar për tretman mjekësor në Prizren.

Në konsultim me Prokurorinë Themelore në Prizren, ndaj zyrtares policor është iniciuar rast me dyshimin se e njëjta ka kryer veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, kurse rasti do të hetohet në procedurë të rregullt.

IPK ka rekomanduar suspendimin e zyrtares së përfshirë në këtë rast kurse arma e zyrtare e tipit Glock, është sekuestruar përkohësisht nga IPK-ja për qëllim të ekzaminimit.

Rasti i dytë është raportuar të ketë ndodhur po në Prizren ku një zyrtar policor jashtë detyrës zyrtare pas përfshirjes së tij në një incident së bashku edhe me një familjar të tij dyshohet se kanë sulmuar një qytetar duke i shkaktuar lëndime të lehta.

IPK ka rekomanduar suspendimin e këtij zyrtari përderisa ndaj tij në konsultim me Prokurorinë Themelore në Prizren është iniciuar rast me dyshimin se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” .

Nga hetuesit e IPK-së do të ndërmerren edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të rrethanave të këtyre dy rasteve. /Telegrafi/

Read Previous

Izraeli godet zonën e pallatit presidencial në Siri

Read Next

“Asnjë Cent Më Shumë” padit ZRRE-në për shtrenjtimin e rrymës