Pas ndeshjes së Ligës së Kampionëve të fituar nga Interi ndaj Sparta Pragës, trajneri i zikaltërve, Simone Inzaghi, foli për mikrofonët e “Sky Sport”: “Jemi pranë një rezultati të madh, të ndërtuar mbi paraqitje të shkëlqyera (kualifikimit direkt në 1/8 finale). Na mungon edhe një pikë, por fati është në duart tona.
I kemi luajtur këto shtatë ndeshje Champions-i ashtu si duhet. Jam i kënaqur me performancën, ishte një ndeshje sfiduese. Jam i lumtur për djemtë dhe për tifozët. Do ta kishim mbyllur ndeshjen, por pozicioni jashtë loje i Dimarco ishte milimetrik.
Gjithsesi, duhej ta mbyllnim më herët, sepse krijuam shumë raste. Iu thashë lojtarëve që duhej të kishim përqendrim maksimal. Ata kishin qëndruar pa luajtur për 40 ditë dhe nuk e dija çfarë skuadre do të gjenim përballë. Sommer bëri një pritje të shkëlqyer në rastin e tyre për gol.
Asllani? Po bën gjëra të shkëlqyera, klubi ka shumë besim tek ai. Në rol, përpara tij është Calhanoglu, të cilin të gjithë e njohim. Edhe vetë Calhanoglu ndonjëherë mund të ketë një ndeshje jo të mirë.
Ai po tregon një personalitet të madh. Nuk është e lehtë për askënd të zëvendësojë Calhanoglu, por po e bën mirë, me paraqitje të qëndrueshme. Nuk kam pasur asnjë dyshim për të, ka besimin e të gjithëve dhe jemi të lumtur që e kemi.
Kristjan Asllani është shumë i kritikuar? Jam dakord me këtë konstatim, por ai po bën gjëra të mëdha, po punon shumë mirë dhe është gjithmonë gati. Të gjithëve iu ndodh të bëjnë gabime, i ndodh edhe Calhanoglu, por ai po përpiqet shumë.
Luajti një ndeshje të shkëlqyer kundër Empolit dhe sot do ta kisha lënë në fushë pa problem (u zëvendësua në minutën e 71-të), është gjithmonë i qartë në zgjedhjet e tij. Gjithmonë i përqendruar, ka besimin më të madh nga unë dhe klubi, bazohemi shumë tek Asllani”. /Telesport.al/