Interpol zbarkon në Tiranë në qershor

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka bërë me dije se Shqipëria është përzgjedhur për të mbajtur konferencën rajonale ndërkombëtarë të Policisë Kriminale Interpol.

Ajo do të zhvillohet në datat 11-13 qershor në Tiranë.

Sipas Ballës, ky është një vlerësim për Shqipërinë si dhe për rezultatet e mira.

“Vendi ka forcuar goditjen kundër krimit të organizuar pandëshkueshmërisë, pasi lidhet me një etapë të re të bashkëpunimit midis policisë së Shtetit dhe Interpolit”.

Balla tha se Policia po gjen dhe ndalon me qëllim ekstradimin në Shqipëri të personave të përfshirë në akte apo vepra të tjera penale.

“Ratifikimi i kësaj marrëveshje është një moment i cili natyrshëm do të shërbejë për drejtuesit e policisë. Është një moment i mirë që Shqipëria tashmë është kthyer jo vetëm në një qytet të Ballkanit”./Albanianpost.com

Read Previous

Kusari-Lila kërkon përjashtimin e Serbisë nga KiE

Read Next

​Dibrani: Për tri vjet kemi parandaluar 130 raste të kontrabandës në burgje