Interi kërkon huazimin e sulmuesit të Real Madridit

Interi kërkon një sulmues dhe sytë i ka hedhur në Spanjë. Kampionët e Italisë kanë piketuar Luka Jovic të Real Madrid.

Serbi është rikthyer nga huazimi te Eintracht Frankfurt, ku shënoi 4 gola në 18 ndeshje (8 si titullar) dhe mori pak minuta në ndeshjen e parë të kampionatit me Realin.

Expreso në Serbi shkruan se Interi është në bisedime për Jovic, pasi veç Dzeko kërkon edhe një sulmues tjetër me kosto të ulët.

Zikaltrit e duan në huazim Jovic, për të cilin Real Madrid ka paguar te gjermanët 60 milion euro për ta blerë verën e shkuar. / abcnews.al

Real Madrid striker Luka Jovic left out of Serbia squad as 'punishment' by  manager Ljubisa Tumbakovic

Read Previous

Vihen në funksion qendrat covid në Klinikën Infektive dhe në spitalin “8 Shtatori” në Shkup

Read Next

Granit Xhaka rinovon kontratën e tij me Arsenalin