Interi kalon në finale të Kupës së Italisë

Interi ka shënuar fitore ndaj Juventusit me rezultat 1-0 në gjysmëfinalen e dytë të Kupë së Italisë për të kaluar në finale.

Ndeshja e parë ishte mbyllur 1-1 në “Allinz Stadium”, përballje që solli shumë zhurmë në fundin e saj.

Me të filluar ndeshja Interi gjeti golin me Federico Dimarcon që përfitoi nga asistimi i Nicolo Barellas për të shënuar për 1-0.

Interi kishte rast të mirë edhe me Lautaro Martinezin, por që argjentinasi nuk ishte i saktë.

Pjesa e dytë nuk është se solli diçka nga loja me Interin që e ruante rezultatin, ndërsa Juventusi nuk ishte i aftë të rrezikonte.

Interi kaloi në finale ku pret fituesin e ndeshjes Fiorentina – Cremonese.

/Telegrafi/

Read Previous

Tetë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

Read Next

OBSH: Që nga fillimi i vitit, vdekshmëria nga Covid ka rënë me 95 për qind