Interesim nga Serie A dhe La Liga për Shaqirin

Skuadra nga La Liga, Sevilla është futur fuqishëm në garë për shërbimet e sulmuesit Xherdan Shaqiri, shkruajnë mediumet spanjolle të enjten.

Bëhet e ditur se Sevilla po insiston në transferimin e Shaqirit gjatë kësaj vere dhe po synon të arrijë marrëveshje me Liverpoolin para fillimit të “Euro 2020” që nis muajin e ardhshëm.

Shaqiri pritet të largohet nga Liverpooli pas përfundimit të këtij sezoni kurse Sevilla po synon ta mposhtë konkurrencën e fortë nga Roma e Lazio, ekipe që gjithashtu po kërkojnë transferimin e tij.

Shaqiri 29-vjeçar këtë edicion ka pasur telashe më lëndimet dhe mund të lihet i lirë nga Liverpooli për një ofertë prej 15 milionë eurosh.

Ai ka shënuar një gol dhe ka bërë katër asistime në 22 paraqitje këtë edicion te Liverpooli, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2023.

Shaqiri para se t’i bashkohet Liverpoolit në vitin 2018, karrierë ka bërë edhe te Stoke City, Interi, Bayern Munichu e Baseli./Koha.net/

Read Previous

A ka fëmija im autizëm?

Read Next

Përveç raketave, të gjitha transportet do të jenë elektrike