Interesimi i qyetetarëve për tu vaksinuar me vaksinen anti-covid ka rënë dukshëm. Kështu është shprehur kryeinfermieria në qendren e vaksinimit në Gjakovë, Makfirete Berisha, teksa ka shtuar që interesim më të madh ka për dozën e 3 dhe të 4.
Ndonëse kjo qendër është e furnizuar edhe me vaksinat anti-covid për moshat 5 deri në 11, Berisha u shpreh se nuk ka fare interesim. Teksa apeloi tek qytetarët që të vaksinohen si mënyra më e mirë për tu mbrojtur nga ky virus.