Inter, Chelsea apo Arabia Saudite, Lukaku merr vendimin për të ardhmen e tij

Merkatoja ka startuar dhe thashethemet janë të shumta në qarkullim, por edhe transferimet e berfasishme gjithashtu.

Kohët e fundit, për Lukakun ka pasur një interesim serioz nga Arabia Saudite dhe sigurisht është e ditur se edhe oferta për të ka qenë e majme. Gjithsesi, sulmuesi belg, ka marrë një vendim për të ardhmen e tij.

Ai ka vendosur të vazhdojë karrierën e tij në Evropë dhe jo të largohet prej saj. Lukaku dëshiron të vazhdojë karrierën e tij tek Interi, gjithashtu edhe zikaltërit e duan këtë gjë, por nuk ka ende një marrëveshje mes dy klubeve për huazimin e tij.

Belgu është duke u përpjekur të bindë gjithashtu drejtuesit e Chelsea për huazimin e tij në Milano, por ende nuk është marrë një vendim përfundimtar se ku do të jetë e ardhmja e belgut, në Itali apo në Angli./h.ll/abcnews.al

Read Previous

Bjellorusi – Kosovë, vlera e dy skuadrave dhe futbollistët më të vlefshëm

Read Next

Messi kontratë me Arabinë Saudite, 25 milionë euro vetëm për të bërë pushime