Inteligjenca britanike: Hakerët rusë planifikojnë sulm ndaj telefonave Android

Sulmuesit kibernetikë të lidhur me agjencinë ruse të inteligjencës kanë synuar telefonat e ushtarëve ukrainas me një “fushatë malware”.

Sipas inteligjencës britanike një grup i njohur si Sandstorm ka vendosur një virus të quajtur “Dalta famëkeqe” për të vjedhur informacione të ndjeshme ushtarake.

Mediat e huaja shkruajnë se një aplikacion i tillë mundëson akses të vazhdueshëm në pajisjet Android dhe nxjerrjen e të dhënave prej tyre.

Ky aktivitet demonstron përdorimin e vazhdueshëm të aftësive kibernetike të Rusisë për të mbështetur pushtimin e Ukrainës”, thuhet në deklaratën e ministrisë së Mbrojtjes së Britanisë. /abcnews.al

Read Previous

UEFA po kundërshton rikuperimet e gjata të kërkuara nga FIFA

Read Next

Shkup/ Dyshime për keqpërdorime me terapitë e të sëmurëve me kancer