Inspektorët e ndërtimit në terren, inspektojnë ndërtimet e parregullta

Para objektit komunal të komunës së Gjakovës, ekipet e inspektoriatit të ndërtimit nën shoqërimin e policisë u nisën për të inspektuar një ndërtesë, që sipas tyre ka shkelur rregullat e ndërtimit. Me të arritur ekipet e inspektimit fillimisht diskutuan me investitorin dhe arritën në një marrëveshje bashkëpunimi. Në një përgjigje zyrtare përmes emailit, udhëheqësja e sektorit të ndërtimit, në Gjakovë, Donika Lama Efendija u shpreh:

Sot D.P.I(Drejtoria për Punë Inspektuese) –Sektori i Ndërtimit ka filluar ekzekutimin e   vendimit te lëshuar me datën 29.07.2021 për   ekzekutimin e vendimit aktit administrativ –rrënimit në objektin e Pronarit-investitorit përkatës, ku objekti është me leje ndërtimi i lëshuar nga D.U.M.M (Drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit) por pronari ka bërë tejkalime gjatë realizimit të punimeve në pronën publike –uzurpuar rrugën.

Kjo pjesë e qytetit është e urbanizuar. Inspektorati sot doli në vendin e ngjarjes bashkë me zyrtarët e policisë panë që Pala-Investitori ka filluar rrënimin në mënyrë vullnetare për të liruar hapësirën publike –rrugën prej 3metrave gjerësi, atëherë inspektorati i dha mundësinë palës qe rrënimin ta kryej vet në afat prej 45 ditësh nën mbikëqyrjen e inspektoratit.

Inspektime të këtilla pritet të zhvillohen edhe ditëve në vijim nga inspektoriati, ndërkaq televizioni Syri do të përcjellë nga afër procedurat e afateve kohore të lëshuara nga ky dikaster.

Read Previous

A mund të riinfektoheni me Deltën?

Read Next

Shpallet konkurs për regjistrimin e vijuesve të rritur në Arsimimin dhe Aftësimin për të rritur