Inspektorati: Për mos harmonizim të çmimit raft-arkë gjobat do të jenë 400 euro e tutje

Konsumimi i produkteve ushqimore të freskëta dhe të sigurta është njëra ndër çështjet më të rëndësishme për shëndetin. Por ka raste kur qytetarët e komunës së Gjakovës hasin në produkte me afat të skaduar. Lidhur me këtë udhëheqësi i sektorit të inspektimeve, Artan Hoxha tha se inspektorati komunal në vazhdimësi është në teren dhe ka shqiptuar gjoba ndaj subjekteve afariste apo edhe personave fizik të cilët kanë ofruar në treg produkte të skaduara.

Ai më tutje shtoi se në rast se raportohet ndonjë produkt me afat të skaduar, ai produkt asgjësohet dhe sigurisht që ndaj qendrave apo marketeve toleranca është zero.

Të gjithë qytetarët që  hasin në ndonjë parregullësi kanë web faqen zyrtare të mbrojtjes së konsumatorit në kuadër të ministrisë së tregtisë dhe industrisë poashtu mund të lajmërohen edhe në zyrën e inspektoratit për ankesat e tyre dhe sigurisht që ky sektor do të bëjë inspektimin dhe marrjen e masave ndëshkuese konform ligjit në fuqi.

Read Previous

Numri i pacientëve të shtrirë në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme ka shkuar në 466

Read Next

Në spitalin e Gjakovës aktualisht të hospitalizuar 53 pacientë