Insektet shkatërrojnë rreth 20 hektarë pisha në Morinë

Dëmi është i madh por shkaktari është I vogël, madje mund të matet me centrimetra. Gjithë këto pisha që shtrihen përgjatë rrugës kryesore që shpie në Qafë të Morinës i thau insekti pneomatipia parta, i cili në to ngriti fole. Bëhet fjalë për një hapësirë rreth 20 hektarëshe me pisha halore. Gjithçka që vërehet është se kjo sëmundje është përhapur me shpejtësi duke dëmtuar pishat deri në tharjen e plotë të tyre. Banorët e fshatit Morinë të cilët janë të lidhur emocionalisht me këto pasuri, janë shumë të shqetësuar nga kjo sëmundje. Njëri ndër ta është edhe profesor Isa Elezaj i cili njëherësh është biolog me profesion. Ai thotë se organet gjegjëse duhet të mbrojnë këto pisha të cilat po thahen dita-ditës.     

E për gjendjen e krijuar në teren ekspertët e pylltarisë mendojnë se mënyra më efikase për trajtimin e këtyre pishave nga kjo sëmundje është metoda mekanike.

Kukalaj thotë se nëse institucionet përgjegjëse nuk ndërmarrin masa urgjente atëherë bimët rrezikojnë të dëmtohen krejtësisht.

Krahas metodës mekanike ekzistojnë edhe metoda të tjera si ato biologjike dhe kimike, por që sipas ekspertit të pylltarisë janë më të vështira për t’u realizuar sepse janë më të kushtueshme. Sëmundja ka depërtuar në një sipërfaqe shumë të madhe dhe ka shkaktuar dëm kolosal për këtë pasuri pyjore. Ky lloj i insektit që po dëmton pishat është një fakt shqetësues prej vitesh por vazhdon të mbetet i paluftuar dhe të përhapet cdo vit e më tepër.

Read Previous

Shtohet numri i familjeve nevojtare në Kryqin e Kuq

Read Next

Eddie Hearn: Përballja Fury-Joshua do të arrijë rekordin e 3 milionë PPV