“Iniciativa e Pavarur e të Verbërve” organizon garat e fundit në shah dhe domino për këte vit

Iniciativa e pavarur e të verbërve në Gjakovë ka organizuar garat e fundit për këtë vit në shah dhe domino. Anëtarët e këtij komuniteti zhvilluan sot këto gara duke treguar edhe një herë se aktivitetet e tilla i ndihmojnë ata të jenë më afër pasioneve dhe dëshirave të tyre. Mark Pjetraj kryetar i kësaj shoqate tha se falë angazhimit të të gjithë antarëve të shoqatës ata patën një vit të mbushur me aktivitete dhe angazhime e të cilat do të vazhdojnë edhe në vitin e ardhshëm.

Nënkryetari i kësaj shoqate Bajram Gashi njëherit edhe fituesi i garës në shah tha se kjo është një mundësi e mirë për të gjithë. Ndonëse paisjet për këtë lojë janë paksa të vështira por dëshira e madhe i shtyn ata të mos dorzohen dhe të bëhen pjesë e këtyre aktiviteteve.

Vlen të theksohet se shoqata “Iniciativa e pavarur e të verbërve’’ që nga themelimi i saj pra që nga qershori i këtij viti ka mbajtur 13 aktivitete në fusha të ndryshme.

Read Previous

Newcastle ka mbyllur marrëveshjen me Dembele

Read Next

Drejtoria e bujqësisë fton fermerët e komunës së Gjakovës të aplikojnë për skemën e subvencioneve