Inflacioni në Britani shënon nivelin më të lartë në 40 vitet e fundit

Inflacioni në Britani ka shënuar nivelin më të lartë në 40 vitet e fundit. Kryeminstres së re britanike i  duhet të përballet me një nga krizat më të forta ekonomike të dekadës së fundit, sipas mediave të huaja.

Çmimet e larta si pasojë e inflacionit prej luftës në Ukrainë dhe pandemisë më herët, janë bërë shqetësimi kryesor për shumicën e britanikëve. Inflacioni ka shkuar në 10.1 %, ndërsa çmimet e ushqimeve kanë pësuar rritje të madhe.

Ekonomistët dhe financierët po përpiqen të gjejnë zgjidhje për krizën por situata është e ndërlikuar. Çmimi i produkteve si qumështi, gjalpi, djathi, mishi dhe buka janë rritur me 42%.

Sipas ekonomistëve, miliona britanikë tani paguajnë në mënyrë rutinore 20 euro më shumë për dy litra qumësht, 30 euro më shumë për një pako makarona, 30 euro më shumë për gjashtë vezë.

Faturat e energjisë po rriten gjithashtu, ndërsa ekspertët besojnë se deri në fund të vitit një familje mesataredo të ketë shpenzuar rreth 400 paund më shumë se 2021.

/abcnews.al

Read Previous

​Festohen arritjet e programit 49 milionë dollarësh mes Kosovës e MCC-së

Read Next

Shpresat dhe pikëpyetjet që ngriti samiti i parë i Komunitetit Politik Evropian