Infektologët apelojnë për kujdes të shtuar në Ditën botërore kundër hepatitit

28 korriku shënon Ditën botërore kundër hepatitit. Sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë 171 mijë persona vdesin në vit nga pasojat e virusit kronik hepatitit B ose C. Qëllimi i kësaj dite është rritja e ndërgjegjësimit dhe e informimit të popullatës për hepatitin dhe pasojat që ai shkakton. Ekipi i Tv Syri bashkëbisedoj me infektologen Teuta Shala për t’u njohur më shumë rreth sëmundjes së hepatitit.

Infektimin me hepatit mund ta parandalojmë nëse kemi kujdes në higjienë ka shtuar tutje doktoresha.

Theksojmë se statistikat në nivel global tregojnë se 80% e të infektuarve me hepatit B dhe C nëse nuk trajtohen mund ta dërgojnë mëlqinë drejt disa komplikimeve edhe më të mëdha e për këtë na tregon doktoresha Zana Tafarshikun Tarani specialiste e gastroenterohepatologjisë.

Në Ditën botërore të hepatitit, në mbarë botën zhvillohen aktivitete  të cilat në fokus kanë parandalimin e hepatitit.

Read Previous

Aksidenti në Kroaci, varrimi i viktimave nga Gjakova do të bëhet pasditen e sotme

Read Next

Gjendet i vdekur mjeku që zbuloi kurën e Covid-19