Incidenti me Osmanin, Aeroporti i Shkupit: Kemi për detyrë t’i kontrollojmë të gjithë pasagjerët

Aeroporti i Shkupit nëpërmjet një komunikate për media ka reaguar pas incidentit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, duke potencuar se punonjësit sipas rregulloreve ndërkombëtare kanë për obligim ligjor që të kryejnë kontroll sigurie ndaj të gjithë pasagjerëve, bagazheve dhe mallrave në fluturimet nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit.

“Prandaj, Departamenti i Sigurisë i TAV Maqedoni, në kuadër të kompetencave të veta, ka bërë kontroll standard të sigurisë së pasagjerit të përmendur si dhe bagazhit të tij, në pikën e kontrollit të sigurisë në sallonin VIP”, thuhet në reagim.

Sipas Aeroportit të Shkupit me këtë incident siguria e aviacionit nuk është kërcënuar, meqë ngjarja ka ndodhur në hapësirën publike të aeroportit.

“Gjithashtu duam të theksojmë se salla e VIP-ave është një ndërtesë e veçantë e izoluar nga ndërtesa kryesore e terminalit të Aeroportit të Shkupit, që do të thotë se është plotësisht e rreme se është cenuar siguria e udhëtarëve”, theksojnë nga TAV.

Bekim Kupina, Këshilltar për Media i Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se në aeroportin e Shkupit, presidentes, sigurimi i aeroportit ka tentuar që t’ia marrë telefonin personal, gjë që është refuzuar nga Osmani, e cila më pastaj ka hasur në rezistencë nga pala maqedonase.

Ai ka theksuar se përkundër shpjegimit të rregullave qe ekipi i presidentes ia ka bërë të ditur zyrtarit të aeroportit, “sigurimi ka tentuar fizikisht ta shtyjë Presidenten me ç’rast është detyruar që të reagojë Policia e Kosovës për ta hapur rrugën”. /Albanianpost.com

Read Previous

Gershkovich, Kurmasheva e Whelan kthehen në SHBA, pas këmbimit të të burgosurve

Read Next

Banka Botërore: Transformimi i bujqësisë, sfidë kritike për Ballkanin Perëndimor