Nasa ka publikuar një imazh të galaktikave të largëta siç ishin 13 miliardë vjet më parë, pamja e parë nga teleskopi më i fuqishëm i lëshuar ndonjëherë në hapësirë, i cili premton të riformësojë kuptimin tonë për universin.
Një “copëz” e vogël e universit, e quajtur SMACS 0723, është kapur me detaje nga teleskopi hapësinor James Webb (JWST), duke treguar dritën nga shumë galaktika të ndryshme vezulluese, ndër më të vjetrat në univers. Joe Biden, i cili zbuloi imazhin në një event në Shtëpinë e Bardhë, e quajti momentin “historik” dhe tha se teleskopi ofroi “një dritare të re në historinë e universit tonë”/AnabelMedia/