IKSHPK-ja merr vendim, s’ka më testim pa udhëzime

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), të hënën ka marrë vendim që testet për COVID-19 t’i bëjë vetëm me udhëzim paraprak.

Kështu mësohet nga burimet brenda Institutit.

Tutje thuhet se janë ndaluar edhe testimet për ata që dëshirojnë që të udhëtojnë jashtë vendit për vizë turistike, të cilëve u duhet dëshmia e testit PCR.

“Testet do t’i bëhen vetëm atyre që dëshirojnë të udhëtojnë jashtë shtetit, për nevoja shëndetësore”, thuhet sipas burimit.

Read Previous

LVV, PDK, LDK dhe AAK, rreth 180 mijë euro borxh PZAP-it

Read Next

Gjakovë, 60 raste pozitive me Covid-19