IKD: Drejtësi nuk mund të bëhet përmes presionit politik

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka reaguar ndaj qëndrimeve, si thuhet të partisë në pushtet dhe ministrave në detyrë pas aksionit të Prokurorisë Speciale në Ministrinë e Bujqësisë, duke i cilësuar deklaratat e tyre si përpjekje për të mbrojtur zyrtarët e hetuar për korrupsion dhe si sulme ndaj sistemit të drejtësisë.

IKD vlerëson se deklaratat e Gërvallës dhe Haxhiu, të cilat e cilësojnë aksionin si “inskenim” dhe “hakmarrje”, përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në punën e prokurorëve dhe cenojnë pavarësinë e Prokurorisë, duke krijuar një klimë të rrezikshme të pandëshkueshmërisë.

Instituti në reagimin e tij, thotë se paralajmëron se përdorimi i pozitës politike për të sulmuar personalisht prokurorë është praktikë e dëmshme që minon ndarjen e pushteteve dhe besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë. Qasja e partisë Guxo dhe përfaqësuesve qeveritarë, sipas IKD-së, bie ndesh me parimet kushtetuese dhe dëmton përpjekjet për ndërtimin e një sistemi të drejtë dhe të paanshëm.

IKD thekson se reforma në drejtësi nuk mund të bëhet përmes presionit politik, por vetëm përmes politikave të bazuara në pavarësi, transparencë dhe përgjegjësi. Instituti u bën thirrje të gjithë akterëve politikë të përmbahen nga deklaratat denigruese dhe të lejojnë institucionet të kryejnë punën e tyre në mënyrë profesionale. /RTKlive

Read Previous

​Faton Peci reagon pas bastisjeve në Ministrinë e Bujqësisë

Read Next

Policia e Kosovës: 54 aksidente trafiku në 24 orët e fundit