“Milan është një objektiv për të gjithë. Të punosh për një klub historik dhe prestigjioz si ky do të ishte një nder“.
Kështu u shpreh Igli Tare gjatë një interviste për “La Stampa”, duke folur për mundësinë që të bëhet drejtori i ardhshëm sportiv i klubit kuqezi.
“Gjithmonë jam përpjekur të përfaqësoj vendin tim dhe, njëkohësisht, të jem shembull për shumë italianë”, deklaroi drejtori i njohur sportiv që bëri mjaft emër në këtë detrrë te Lazio.
Në fund ai tha: “Jam gjysmë italian. Kam gjysmën e jetës që punoj këtu, kam pasaportë italiane dhe e mbaj me krenari”. /Telesport.al/