Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS) ka publikuar listen me trajneret me te mire te vitit, ku bene pjese e Sylvinho, timonieri i Kombëtares kuqezi.
Që nga viti 1987, IFFHS organizon çdo vit votimet dhe statistikat për të kurorëzuar fituesit vjetorë në të gjitha kategoritë botërore. Të gjitha renditjet bëhen për vitin kalendarik, jo për sezonin.
Juria ndërkombëtare që vlerëson kandidaturat përbëhet nga anëtarë të IFFHS (gazetarë sporti, ekspertë futbolli) nga 120 vende të të gjitha kontinenteve të botës.
Në listat e IFFHS gjenden gjithashtu renditje për lojtarin më të mirë në botë, talentin më të mirë, portierin më të mirë, playmakerin më të mirë, trajnerin e klubeve më të mirë, trajnerin e kombëtareve më të mirë dhe gjyqtarin më të mirë.
Përsa i përketë trajnerit më të mirë të vitit për ekipet kombëtare në listë gjendet edhe Sylvinho i Shqipërisë. Braziliani ka disa emra të mëdhenj përkrah tij si Dider Deschamps i Francës, Gareth Southgate i Anglisë, Luis de la Fuente i Spanjës, Roberto Martinez i Portugalisë, apo dhe Lionel Scaloni i Argjentinës.
Lista gjithashtu plotësohet nga Steve Clarke i Skocisë, Domenice Tedesco i Belgjikës, Marco Rosi i Hungarisë, Marcelo Bielsa i Uruguait, Fernando Batista i Venezuelës, Felix Sanchez i Ekuadorit, Jaime Lozano i Meksikës, Thomas Christiansen i Panamasë, Gregg Berhalter i SHBA-ve, Hajime Moriyasu i Japonisë, Jurgen Klinsmann i Koresë së Jugut, Rui Vitoria i Egjiptit, Avram Grant i Zambias dhe Chris Hughton i Ganës.
Rezultatet përfundimtare të çmimeve, në të gjitha kategoritë, do të publikohen nga 1 janari 2024.
/albanianpost/