IDF: Më shumë se 300 raketa nga Hezbollahu kaluan në Izrael gjatë fundjavës

Ushtarakët izraelitë thanë se 320 raketa të lëshuara nga Hezbollah kaluan në Izrael gjatë fundjavës së Yom Kippur, e cila filloi rreth orës 18:00 sipas kohës lokale të premten.

Të shtunën, Hezbollahu tha se vazhdoi të lëshonte raketat në Izrael, duke synuar atë që e quajti një “mbledhje të forcave armike izraelite” në fshatra të afërta me kufirin, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

Autoritetet izraelite thanë se tre burra pësuan lëndime të lehta nga copëzat e raketave pas lëshimeve nga Libani, për të cilat Hezbollah ka marrë përgjegjësinë. Burrat, me moshë 48, 30 dhe 27 vjeçare, u lënduan në qytetin Jadeida-Machar.

Yom Kippur është një nga festat më të shenjta hebraike, e njohur si Dita e Përdëllimit, dhe përfshin agjërim dhe lutje për falje./Klankosova.tv

Read Previous

Gonxhja: 500 objekte të restauruara e mirëmbajtura dhe 600 evente artistike e kulturore iu shtuan ofertës turistike

Read Next

​MPJD alarmon QUINT e BE për arrestimin e shtetasit të Kosovës nga Serbia