Identifikohet ngasësi i veturës që kishte bërë tejkalim të kolonës së mjeteve dhe kundërvajtjen e kishte postuar në rrjete sociale

Stacioni Policor në Gjakovë, njësitet patrulluese kanë arritur të identifikojë veturën dhe ngasësin e saj (mashkull, kosovar) i cili kishte bërë tejkalim të kolonës së mjeteve (14 automjete) në rrugën “Beqir Kastrati” në Gjakovë, dhe kundërvajtjen e kishte regjistruar me video incizim dhe e kishte postuar në rrjetin social “TikTok”.

Bazuar në ligjin për trafikun rrugor, të njëjtit, ju është shqiptuar gjoba 150euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj konfiskim të patentë shoferit si masë mbrojtëse.

Drejtoria Rajonale e Policisë-Gjakovë, apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor, që të respektojnë dispozitat ligjore të trafikut rrugor në mënyrë që të jenë kontribuues në rritjen e sigurisë në rrugë. Le të Kontribuojmë së bashku për të krijuar një mjedis më të sigurt për të gjithë.

Read Previous

Guardiola flet për të ardhmen e Kyle Walker

Read Next

Gjermania dhe Franca kundër zgjatjes së marrëveshjes për eksportin e kufizuar të drithërave ukrainase