Identifikohen dhe arrestohen personat që sulmuan rojën e spitalit “Isa Grezda”

Ditë më parë, përkatësisht me datë 04.08.2021 TV Syri raportoi se rreth orës 02:30 të mëngjesit spitali rajonal në Gjakovë kishte pranuar për tretman mjekësor një person  i cili kishte pësuar lëndime  trupore gjatë një përleshje ne diskotekën “Hangover”. Ndërsa sot përmes një komunikate për media Nyrset Xhurkaj, zyrtar për informim në stacionin policor të Gjakovës ka thënë se:

“Pas ndodhisë disa persona të panjohur kishin shkuar në spital për ta vizituar personin që kishte kërkuar tretman mjekësor.

Në hyrje te spitalit  personat e panjohur ishin ndaluar nga sigurimi i spitalit,  dhe të njëjtit të pakënaqur e kishin sulmuar fizikisht duke e goditur me boksa dore,  dhe nga qafa ia kishin marrë një qafore ari me vlerë të raportuar rreth 1800 euro, si dhe ia kishin thyer telefonin. Më pas ishin larguar në drejtim të panjohur.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe kishte pësuar lëndime të lehta trupore. Për momentin te dyshuarit mbetën të paidentifikuar.

 Pas një pune të menjëhershme operative hetimore dhe të shkëlqyer nga ana e policisë fillimisht është bërë identifikimi në bazë të kamerave të sigurisë, me pastaj është bërë shoqërimi i njërit nga të dyshuarit potencial në polici në lidhje me veprën e lartcekur, i njëjti është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës dhe  pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.

Poashtu, e dyshuara  është intervistuar si dëshmitare e rastit,  por pas veprimeve hetimore  dhe ndriçimit te rrethanave të rastit e njëjta është intervistuar si e dyshuar  ne lidhje me rastin, e njëjta pas intervistimit  me vendim te prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

 Hetuesit rajonal me intensitet kanë vazhduar punën hetimore dhe kanë arritur të identifikojnë edhe dy persona të dyshuar të përfshirë në rast, të njëjtit janë shoqëruar në polici, ku janë intervistuar ne prezencën e mbrojtësve dhe me vendin të prokurorit janë dërguar ne mbajtje për 48 orë.”

Read Previous

Asgjësohen 300 bimë narkotike, arrestohet një shtetas i Shqipërisë

Read Next

269 vite nga vdekja e lëvruesit të gjuhës shqipe, Gjon Nikollë Kazazi