Identifikohen 4 automjete që hynë ilegalisht nga Serbia në Kosovë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka identifikuar dje 4 automjete në Leposaviq, të cilat përmes rrugëve ilegale kanë hyrë nga Serbia në Kosovë.

“Si rezultat i veprimeve policore në teren, në vazhdën e parandalimit të kontrabandës dhe kalimeve ilegale, në 4 raste të ndara në Leposaviq Policia e Kosovës ka identifikuar 4 automjete të cilat  përmes rrugëve ilegale kanë hyrë nga Serbia për në Republikën e  Kosovës”, ka njoftuar PK.

 Sipas raportit 24 orësh të policisë, rastet ndodhen në procedurë hetimore. /RTK/

Read Previous

Osmani: Kemi ndërmarrë hapat e nevojshëm që ta kemi përkrahjen për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Read Next

Osmani: Historia e Nënë Ferdonijes, të shërbejë si kujtesë e historisë sonë