Icardi shënjestër e Italianëve

Mauro Icardi do të largohet nga skuadra e PSG-së.

Sulmuesi do të shitet nga klubi pasi që Mauricio Pochettino nuk llogarit në shërbimet e tij.

Interesim për Icardin ka shprehur Juventusi. Mediat italiane kanë bërë të ditur se “Zonja e Vjetër” do të nis kontaktet me menaxherin e lojtarit.

Kampioni i Serie A, është i gatshëm t’i plotësoj kërkesat e sulmuesit për ta bindur të transferohet në Itali.

PSG-ja për ta liruar Icardin po kërkon mbi 50 milionë euro.

28-vjeçari këtë edicion në 19 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë gjashtë asistime. Ai ka kontratë me francezët deri në vitin 2024.

Read Previous

Osmani: Mjekët duhet ta shohin perspektiven në Kosovë

Read Next

Nesër fillon vaksinimi i personave mbi 85 vjeç