I shpalluri në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Tiranë

Një shtetas italian i shpallur në kërkim ndërkombëtar  është arrestuar nga strukturat policore shqiptare.

Shtetasi Luigi Colosso  pritet të ekstradohet drejt Italisë.

I arrestuari prej disa kohësh fshihej në Tiranë për t’i shpëtuar drejtësisë italiane.

Gjykata e Apelit në Trieste, Itali, në vitin 2016, e ka dënuar këtë shtetas me 5 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Mashtrimi me pasoja të rënda”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Ky shtetas dyshohet se në Tavagnacco, Itali, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, në cilësinë e administratorit të shoqërie sh.p.k, ka deklaruar falimentimin duke keqpërdorur dhe fshehur shuma të mëdha në euro.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën dhe agjencitë e tjera ligj-zbatuese, po vijon proceduarat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë./Gazeta Sinjali

Read Previous

Plane të dështuara ndarjesh në harta

Read Next

Sot takohen ministrat e BE-së, diskutohet dialogu Kosovë-Serbi