Bayerni i beson talentit kosovar, Erblin Osmani në listë për përballjen me Atleticon
Një person është arrestuar të hënën në Prishtinë nën dyshimin për pranim të ryshfetit në sektor privat.
Policia ka njoftuar se i dyshuari në cilësinë e qytetarit ka pranuar ryshfet duke i premtuar viktimës që do t’i ndihmojë për marrjen e patentë shoferit.
Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë pas aplikimit të masave të veçanta ka arritur të sigurojë prova relevante se i dyshuari ka kryer vepër penale.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /KOHA.net/