I.P “Ganimete Tërbeshi” të mobilizuar kundër virusit të fëmijëve

Ditë më parë pediatri Gëzim Xharra kishte raportuar për televizionin Syri që është përhapur te fëmijët virusi që njihet ndryshe edhe si sëmundja e gojës, duarve dhe këmbëve, virus ky që përcillet përmes ajrit, teshtitjes, kollitjes por edhe gjatë prekjes së lodrave të ndryshme.

Meqenëse grupmosha e fëmijëve është më e rrezikuar nga ky virus, ekipi ynë ka kontaktuar drejtoreshën e I.P “Ganimete Tërbeshi”, Arta Stavileci, për të kuptuar më afër nëse edhe aty janë të njoftuar për rrezikun e përhapjes së këtij virusi.

Ajo gjithashtu bëri apel të prindërit që për çdo shqetësim që paraqitet tek fëmijët të njoftoi institucionin fillimisht me qëllim që të marrin masa për ruajtjen e fëmijëve të tjerë.

Drejtoresha Stavileci tutje ka shtuar se edhe me kontratë parashihet që fëmijët që nuk ndihem mirë me shëndet, duhet të qëndroj në shtëpi dhe mos të sillen në kopsht në kohëzgjatje prej 48 orësh ose deri në stabilizimin e plotë të shëndetit të fëmijës.

Read Previous

Kurti: Jemi kundër plaçkitjes që është bërë në emër të shpronësimit

Read Next

Haradinaj për gazsjellësin amerikan: Kosova s’është pronë e një kryeministri