I.P “Ganimete Tërbeshi” apelon tek prindërit të respektojnë masat anti-covid

Në institucionin parashkollor “Ganimete Tërbeshi” në Gjakovë organizimi i stafit gjatë kësaj periudhe duket të jetë në nivelin e duhur. Kështu thotë drejtoresha Arta Stavileci,e cila ka theskuar se këtë e tregon edhe fakti se janë i vetmi institucion shkollor që ka hapur dyert për më të vegjlit. Poashtu sipas saj janë kujdesur që të ndërmarrin masat e duhura për efikasitet në procesin e punës.

Stavileci kërkon nga prindërit të jenë sa më të kujdesshëm në respektimin e masave anti-Covid e po ashtu ka një apel të vecantë për drejtorinë e shëndetësisë.

Të gjitha edukatoret e këtij institucioni janë të vaksinuara  dhe po zhvillojnë normalisht aktivitetet edukative. Stafi menaxhues thonë se janë në pritje të vendimeve të reja nga Qeveria e Kosovës, dhe sipas Stavilecit deri më tani janë mirë të furnizuara me mjete higjenike një gjë e tillë po bënë që të jetë institucioni i vetëm që zhvillon procesin edukativ me prezencë fizike.

Read Previous

Tërheqja nga Afganistani acaron marrëdhëniet SHBA-Gjermani

Read Next

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë kundër Polonisë