I kërkuari nga Gjykata arrestohet në Klinë dhe dërgohet në Burgun e Dubravës

Një person është arrestuar dje në Gllarevë të Klinës pasi që kishte urdhëresë nga Gjykata Themelore e Pejës për arrestimin e tij, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të Policisë, personi i arrestuar ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge”.

“Pas arrestimit i njëjti është dërguar në Qendrën Korrektuese në Dubravë në vuajtje të dënimit prej dhjetë (10) muaj”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Gazeta Sinjali/

Read Previous

Biden: SHBA janë të gatshme të bashkëpunojnë me Rusinë kur është në interesin tonë të përbashkët

Read Next

Avokati i Popullit bën përgjegjës shtetin për vrasjen e gruas nga ish-burri në Emshir