Naser Sylmetaj ishte viktima e parë e identifikuar në aksidentin tragjik në Kroaci. Tashmë Naserin nuk do ta mundojnë më rrugët e gjata larg vendlindjes. Rruga e fundit për të ishte ajo nga Fankfurti për në Prishtinë. Vdjekja aksidentiale e tij për familjarë ka lënë boshllëk e dhimbje të madhe. Mes lotësh e emocionesh ëllau Iliri tha se hera e fundit kur janë përshëndetur me Naserin ishte 23 korriku, dita kur e përcollën për në stacionin e autobusëve.
Të shumtë ishin ata që erdhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit Naserit dhe për të ngushëlluar familjen Sylmetaj. Momente të vështira e shumë të rënda pikëllimi ishin në ceremoninë e varrimit e cila u mbajt në fshatin Gërqinë të rajonit të Hasit. Përfaqësues të institucioneve, miq dhe familjarë të cilët ishin të pranishëm e vlerësuan lart punën dhe veprën e të ndjerit. Edhe kolegëve me të cilët ka kaluar mijëra kilometra do të ju mungojë përjetësisht.
Naseri ishte shofer dhe të vetmen punë e ka pasur këtë me të cilën edhe e ka mbajtur familjen. Ai la pas vetes bashkëshorten Nafijen dhe djemtë Përparimin, Adhurimin dhe Arbesjanin. Tashmë trupi i pajetë i Naserit do të pushojë i qetë në vendlindjen e tij në Gërqinë.