I gjindet dhe i sekustrohet thika një nxënësi në një shkollë të Gjakovës

Drejtori i një shkolle në Gjakovë ka njoftuar se gjatë një kontrolle që i është bërë nxënësve të po asaj shkolle tek një nxënës i dyshuar është gjetur dhe sekuestruar një armë e ftohtë. Rasti është cilësuar si armëmbajtje pa leje.

Sipas vendimit të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Ankuesi mashkull kosovar, drejtor i shkollës, ka  njoftuar se gjatë kontrollit të nxënësve të shkollës, tek i dyshuari mashkull kosovar, i është gjetur dhe sekuestruar një thikë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor.

Read Previous

Konjufca për Afrim Bunjakun: Ra heroikisht në mbrojtje të sovranitetit

Read Next

Motra e liderit të Koresë së Veriut thotë se SHBA po shton kërcënimet me nëndetëse bërthamore