I gjen 300 euro në rrugë, i dorëzon në polici

Almir Kastrati  ka gjetur një shumë parash derisa po ecte në rrugë, dhe menjëherë ka kontaktuar policinë rajonale në Gjakovë ku i ka dorëzuar të hollat. Komandanti i policisë në Gjakovë tregon veprimet tjera që ka ndërmarrë policia.

E Mentor Ibra, personi që i kishin rënë të hollat, thotë se po të kishte ndodhur një gjë e tillë në Amerikë, asnjëherë nuk do të i ishin kthyer paratë.

Maj. Milazim Lumi inkurajon të gjithë qytetarët që gjejnë para ose gjëra tjera të humbura, t’i dorëzojnë në polici, në mënyrë që ata më pas ta gjejnë pronarin.

Read Previous

Tryezë diskutimi për Zonën e lirë ekonomike në Gjakovë

Read Next

​Baza ushtarake më e madhe e FSK-së do të ndërtohet në Mitrovicë