I dyshuari për sulmin terrorist në Sydney akuzohet për 15 vr*sje

Naveed Akram, i dyshuari i mbijetuar nga të shtënat masive të së dielës në Bondi Beach të Sidneit, është akuzuar për 59 vepra penale, përfshirë 15 akuza për vrasje dhe një për kryerje të një akti terrorist, sipas Policisë së Uellsit të Ri Jugor (New South Wales).

Sulmuesi tjetër, babai i tij Sajid Akram, 50 vjeç, u vra gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë në vendin e ngjarjes, raporton BBC, transmeton Sinjali.

Nga sulmi humbën jetën 15 persona dhe dhjetëra të tjerë u plagosën. Sulmi kishte në shënjestër komunitetin hebre të Australisë, gjatë një aktiviteti që shënonte natën e parë të Hanukës.

Ky ishte sulmi me armë më vdekjeprurës në vend që nga viti 1996.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Për një vit 6 mijë kosovarë morën leje pune e qëndrimi në Kroaci

Read Next

Trumpi urdhëron bllokimin e cisternave të naftës të sanksionuara që hyjnë dhe dalin nga Venezuela