I digjet shtëpia në Novosellë, Elfetja me katër fëmijë ka mbetur rrugëve

Tymi që i kishte ngulfatur dje mund të ndjehej edhe sot. Në këtë shtëpi tashmë të djegur ka jetuar, Elfetja dhe katër fëmijët e saj.
Pasditen e djeshme shtëpia e tyre është përfshirë nga flakët. Ajo jetonte e vetme me katër fëmijët në shtëpinë e trashëguar nga vjehrri. Bashkëshorti e ka braktisur që tre vite, e të ardhura financiare nuk ka përveç socialit, dhe kjo i ka dhënë rolin e vështirë të kryefamiljares. Fatmirësisht në momentin kur ka ndodhur zjarri ajo dhe fëmijët nuk kanë qenë në shtëpi, por tashmë kanë mbetur rrugëve me rrobat e trupit pasi që nga zjarri i madh nuk ia kanë dalë të shpëtojnë gjërat brenda shtëpisë.

Sipas Elfetes organet kompetente përfshirë këtu zjarrëfikësit policinë dhe zyrtarët komunalë kanë qenë në vendin e ngjarjes, dhe kanë parë situatën nga afër. Ajo vet dhe fqinjët dyshojnë se shkaktar i zjarrit është energjia elektrike por një gjë e tillë akoma nuk është konfirmuar. Ajo çka është e rëndësishme nga kjo tragjedi është se Elfetja dhe katër fëmijët e saj të vegjël kanë mbetur në rrugë, andaj ndihma sado e vogël prej kujtdo është e mirëseardhur.

Read Previous

RrGK kërkon që dhunimi i 12-vjeçares në Kamenicë të trajtohet me urgjencë nga institucionet e drejtësisë

Read Next

Doza e tretë anti-covid në Shqipëri nis këtë muaj