I dënuari me 17 vjet burg në Itali, arrestohet në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 62-vjeçar të dënuar me 17 vjet burg në Itali për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Mësohet se personi i arrestuar është Mustafa Shullani (me identitete të tjera: Hasan Shullani, Ferdinand Behari dhe Faje Shullani), 62 vjeç, banues në Durrës.

“I dënuar në Itali, me mbi 17 vjet burgim, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, kapet në Durrës dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 62-vjeçari i kërkuar ndërkombëtarisht”, thuhet në njoftimin e Shqipërisë.

/Telegrafi/

Read Previous

Hajdari: Përkrahja e ndërmarrësisë faktor kyç për zhvillimin ekonomik të vendit

Read Next

Osmani në Vjenë: Evropa të hapë dyert dhe zemrën për evropianët më të rinj