I dënuar për pastrim parash nga Zvicra/ Kapet në Morinë shtetasi kosovar, pritet ekstradimi

Një shtetas i Kosovës është kapur mëngjesin e 6 korrikut në pikën e kalimit kufitar të Morinës, ku bëhet me dije se ai është i dënuar për pastrim parash nga shteti zviceran.

A.D., 33 vjeç është shtetasi kosovar i cili është kapur ndaluar në pikën kufitare të Morinës.

Sipas informacioneve nga komunikata, 33-vjeçari rezultonte se ishte shpallur në kërkim nga shteti zviceran.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet zvicerane i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për pastrim parash.

Teksa është ndaluar, 33-vjeçari pritet që të ekstradohet. /Albanianpost.com

Read Previous

Mbahet tryezë tematike nga shoqata e intelektualëve “Jakova”, i ftuar Dr. Sc. Veton Këpuska

Read Next

​Lufta në Ukrainë, SHBA: Javën e ardhshme priten njoftimet e reja për avionët F-16