Hungaria përkrah Shqipërinë, ministri hungarez: Vendi është gati për BE

Hungaria vlerëson se Shqipëria i ka bërë detyrat në raport me integrimin evropian.

I ndodhur në Tiranë në kuadër të marrjes së presidencës 6-mujore të Këshillit Evropian, Janos Boka, ministri hungarez për Çështjet Evropiane, ishte edhe në mjediset e Radiotelevizionit publik Shqiptar, ku dha një intervistë për emisionin “Ekspres” në RTSH 1.

“Hungaria e ka konsideruar gjithnjë zgjerimin si një nga politikat më të suksesshme të Bashkimit Evropian, sepse ka një fuqi të madhe transformuese dhe i bën vendet si ato të BE-së, edhe të Ballkanit Perëndimor, më të forta dhe konkurruese. Ndaj është shumë e natyrshme që zgjerimi do të jetë një prej prioriteteve kryesore të Presidencës hungareze të BE-së në gjashtë muajt e ardhshëm. Ne besojmë se ky entuziazëm i ri për zgjerimin do të ndihet kudo në Evropë dhe po ashtu në vendet e Ballkanit Perëndimor. po ashtu shpresojmë të jemi asistues gjatë gjithë Presidencës sonë për vendet kandidate dhe ato potenciale kandidate, për t’i ndihmuar të bëjnë një hap përpara në proceset e tyre integruese,” deklaroi ministri Boka./rtklive

Read Previous

Policia gjermane anulon pushimet për Europianin

Read Next

Cili është qyteti më i preferuar evropian për të punuar jashtë vendit?