Humbën në parkun e Llogorasë, pas 14 orë kërkimesh gjendet çifti francez

Është gjetur çifti i turistëve i cili kishte lëshuar sinjalin SOS gjatë paradites. Mësohet se çifti është gjetur në afërsi të gjirit të Gramës pas 14 orë kërkimesh.

Sipas policisë dy personat ishin në gjendje të mirë shëndetësore, por pa ushqim dhe ujë.

Dy turistët ishin nisur sot paradite nëpërmjet shtigjeve të pyllit të Llogorasë duke u ngjitur Karaburunit për të zbritur në gjirin e Gramës./Lajmi.net/

Read Previous

Vjosa Osmani pritet nga Perandori i Japonisë, Naruhito

Read Next

IKSHPK: Vaksinohuni, mos lejoni mbylljen e të gjithëve nga pakujdesia