Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Një person ka humbur jetën pas një rënieje nga një ndërtesë e lartë në Gjakovë, gjatë kohës sa ishte duke punuar.
Rastin për TV Syri Vision e ka konfirmuar Vlera Krasniqi, Zyrtare për Informim në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, e cila ka bërë të ditur:
“Rreth orës 17:00, Policia është njoftuar se një person mashkull, i moshës madhore ka rënë nga një ndërtesë e lartë gjatë kohës sa ishte duke punuar në rrugën “Pjetër Bogdani” në Gjakovë. Njësitet përkatëse policore dhe ekipi emergjent mjekësor kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit. Lidhur me rastin, një person është duke u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, përderisa janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.”
Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet janë në vazhdim për të sqaruar plotësisht rrethanat e këtij rasti. /tvsyrivision/