Familja Bakalli nga Gjakova ka hapur dyert për ngushëllime me rastin e vdekjes së të vetmit djalë Denisit. Ai humbi jetën aksidentalisht mbrëmë duke rënë nga hapësira e dedikuar për ashensor në katin e gjashtë të një ndërtese. Rëndë po e përjeton vdekjen e djalit babai Dreni. Mes lotëve prapa kamerës ai tha se është shumë e rëndë për gjithë familjen që humbëm më të dashurin tonë në moshën 16 vjeçare në kohën të mirë të rinisë.
Rasti ka ndodhur mbrëmë në mesnatë në rrugën “Ali Pashë Tepelena” dhe si pasojë e lëndimeve të rënda viktima ka ndërruar jetë në spitalin “Isa Grezda” rreth orës 03:30. Kështu thonë zyrtarët policor të stacionit në Gjakovë.
Rastit i janë përgjigjur të gjitha njësitë relevante policore dhe Prokurori i Shtetit, të cilët po vazhdojnë me hetimet.