Hudhër, limon dhe mjaltë, kombinimi ideal

Të gjithë e dimë që nuk ka një kurë të mirëfilltë ndaj të ftohtit. Të dhënat shkencore tregojnë se në botë janë mbi 200 lloje virusesh të ndryshme që lenë si pasojë ftohjen. Duke qenë se në kemi të bëjmë me shumë viruse, shpesh antibiotikët nuk kanë asnjë ndikim. Të gjitha medikamentet që ne marrim kundër të ftohtit kanë si objektiv të luftojnë sëmundjet dhe jo shkakun.

Shumica e njerëzve arrijnë të shërohen vetë pa medikamente në një afat kohor prej 10 ditësh. Ndonëse mjekësia ka debate mbi efikasitetin e kurave natyrale kundrejt antibiotikëve, këto të fundit janë shumë efektive. Ato e ndihmojnë organizmin të rimëkëmbet lehtë dhe shpejt. Kura më efikase kundër të ftohtit që sugjerohet si alternativë, është e bazuar në këshillat e ekspertëve më në zë të fushës.

Mjaltë + Limon + Hudhër
Kjo recetë përfshin tre përbërës kryesorë: hudhrën, mjaltin dhe limonin. Hudhra duhet të jetë e freskët. Hudhra e vjetër humbet alicinën, që është edhe substanca më e vlefshme që i jep asaj aromën karakteristike. Sa më e fortë aroma, aq më mirë. Limonët mund t’i gjeni në treg, por zgjidhni organikë. Mund të përdorni lëngun duke qenë se lëkura shpesh është e ndotur me kimikate. Mjalti duhet të jetë organik pra puro. Këtë kurë mund ta përdorni për mbrojtje të fuqishme kundër infeksioneve dhe për të forcuar mbrojtjen e imunitetit.
Për këtë kurë ju nevojiten:
5-6 thelbinj hudhër
2-3 limonë, mundësisht duke përfshirë edhe pak lëkurë të grirë
5-6 lugë çaji me mjaltë.
Përziejini të gjithë përbërësit në një mikser deri sa lëngu të jetë i njëtrajtshëm. Ruajeni në frigorifer në enë qelqi. Të rriturit, por edhe fëmijët mund të konsumojnë një lugë çaji, të paktën 2 herë në ditë./AgroWeb

Read Previous

​Haradinaj adreson tri pyetje në drejtim të Kurtit

Read Next

Si ndikon tiroidja tek sëmundjet e zemrës?