Hoxha zhvillon takime të rëndësishme në konferencën e shefave të Policisë në SHBA

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha, së fundmi ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), ku përveçse u takua me anëtarët e Shoqatës Amerikano-Shqiptare të zbatimit të ligjit (AALEA), mori pjesë edhe në konferencën e shefave të Policisë atje.

Hoxha gjatë kësaj pjesëmarrje në këtë konferencë, realizoi edhe disa takime të rëndësishme, ndër to edhe takimin me Prokurorin e Qarkut z.McMahon.

“Në këtë takim morën pjesë edhe zyrtarë të lartë të PK-së, imami Tahir Kukaj nga Qendra Kulturore Islame Shqiptare dhe Vanessa Limani nga zyra e senatorit Scarcella-Spanton”, thuhet në njoftimin e PK-së.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Lajçak: Ngjarjet e 24 shtatorit treguan se normalizimi është më urgjent se kurrë

Read Next

FFK organizon kursin e parë bazik për trajnerët e futsallit