Sipas drejtorit të Drejtorisë për Punë Inspektuese në Komunën e Gjakovës Fazli Hoxha insistimet nga ana e qytetarëve për të nisur ndërtimet pa leje kanë qenë të mëdha gjatë kohës së pandemisë. Sipas tij inspektorët pëgjtë periudhës 4 vjeqare kanë arritur që t’i ndalin të gjitha ndërtimet pa leje në qytetin e Gjakovës. Ndërsa nga janari e deri në qershor të këtij viti janë evidentuar me dhjetëra raste.
Mirëpo, si gjendje më problematike për këtë fushë Hoxha e ka cilësuar numrin e vogël të inspektorëve në sektorin e ndërtimtarisë.
Hoxhaj tutje u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të cilët dëshirojnë të ndërtojnë qfarë do objekti, paraprakisht të pajisen me dokumentet përkatëse të cilat janë leja e ndërtimit dhe pastaj të fillojnë ndërtimin. Në të kundërtën të gjithë ata që nuk e respektojnë këtë rregull do të përballen me ligjin I cili thotë se inspektorët në terren e kanë për obligim që ato ndërtime të fillojnë pa leje të ndërpriten.