Hoxha: 2700 kg të produkteve me origjinë shtazore janë asgjësuar në muajt e fundit në Gjakovë

Produktet me origjinë shtazore janë ushqime të rëndësishme për njeriun. Ekspozimi i këtyre produkteve e sidomos mishit kërkon trajtim të veçantë. Mirëpo sesa ato mbikëqyren nga inspektorët veterinarë të komunës, në lidhje me shitjen dhe ekspozimin e tyre mësojmë nga udhëheqësi për inspektime në komunën e Gjakovës, Artan Hoxha i cili shprehet se vetëm në 6 muajt e fundit janë asgjësuar 2700 kg produkte jo të sigurta për ushqim.

Tutje Hoxha thotë se të gjitha produktet e mishit janë në kontroll të inspektorëve dhe se çdo produkt është i vulosur me cilësinë e tij, gjithmonë duke u përpjekur të ruajmë shëndetin e konsumatorit.

Read Previous

Teatri i Gjakovës “Hadi Shehu” përfaqësoi Kosovën në ITF “SkupiFestival”

Read Next

Haradinaj: Kosova nuk ka dosje të UÇK-së, të gjitha i janë dorëzuar NATO-s