Haradinaj: Kosova nuk ka dosje të UÇK-së, të gjitha i janë dorëzuar NATO-s

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, e ka quajtur të çuditshme temën e dosjeve 22 vjet pas luftës.

Haradinaj ka thënë se UÇK-ja nuk ka pasur dosje dhe të gjitha materialet i janë dorëzuar NATO-s në kohën e çmilitarizimit të UÇK-së.

“Më të thënë të drejtën, është e çuditshme që në vitin 2021 diskutohen temat e dosjeve, me sa jam i informuar. UÇK-ja nuk ka pasë asnjëherë dosje të mbyllura, kanë qenë publike, pjesa më e madhe e atyre materialeve janë dorëzuar në NATO në kohën e çmilitarizimit dhe të transformimin të UÇK-së në TMK. Një prej tyre që e kam udhëhequr këtë proces jam vetë në Zonën e Dukagjinit. Të gjitha materialet, dosjet, armatimi, i kemi depozituar te KFOR-i”, ka thënë Haradinaj në Radio Prishtina.

Ai tha se institucionet e Kosovës kanë rënë pre e politikave të Millosheviqit, që qeverisin aktualisht në Serbi.

“Nuk di çka nënkupton nga kjo, ose çka kërkohet përmes këtyre dosjeve, por megjithatë institucionet tona kanë rënë pre e politikave të Millosheviqit që e qeverisin Serbinë. Është dashur të jenë më të kujdesshëm, ne kemi arsye të kërkojmë hapjen e dosjeve në Serbi, sepse kërkojmë të zhdukurit, por nuk guxojmë të themi që ‘hajde të hapim dosje’, sepse ne po barazohemi me ushtrinë jugosllave”.

/KlanKosova.tv/

Read Previous

Hoxha: 2700 kg të produkteve me origjinë shtazore janë asgjësuar në muajt e fundit në Gjakovë

Read Next

Shkollat nuk pritet të hapen deri më 26 shtator