Hovenieri dhe ambasadorët e QUINT-it në takim me Kurtin

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeff Hovenier, së bashku me ambasadorët e vendeve të QUINT-it janë duke zhvilluar takim me kryeministrin Albin Kurti.

Hovenieri e Kurti pas takimit do t’u adresohen mediave para qeverisë, raportoi KSP-ja.

Ky takim po zhvillohet pak ditë pas shpërthimit në fshatin Varagë të Zubin Potokut, me ç’rast është dëmtuar kanali i ujit të Ibër-Lepencit.

Kurti e ka cilësuar sulmin si terrorist dhe të organizuar nga bandat kriminale me mbështetje të Beogradit zyrtar./Koha.net

Read Previous

Rizvanolli: Mund të ketë reduktime të ujit, për shkak të punimeve në kanal

Read Next

​Kosova vetëm me një mjek të punës