Hovenier uron Bislimin për liberalizimin e vizave si dhe kërkon zbatimin e Aneksit për normalizimin e raporteve me Serbinë

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka takuar këtë të enjte ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Ambasadori Hovenier e përgëzoi dhe uroi Bislimi mbi finalizimin dhe arritjen e liberalizimit të vizave për Kosovën dhe nënshkrimit zyrtar duke e cilësuar ditën e djeshme të suksesshme.

Në një kumtesë për media bëhet e ditur se edhe Bislimi e falënderoi ambasadorin dhe theksoi se Qeveria do të nisë një fushatë informimi për qytetarët si dhe do të forcojë mekanizmat koordinues institucionalë e do të bashkëpunojmë dhe me partnerët tanë.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati dhe partneri strategjik kryesor i Republikës së Kosovës. Thellimi i marrëdhënieve mes dy shteteve tona është objektiv primar dhe vizita e zëvendëskryeministrit Bislimi me ministrin Murati javën e kaluar në SHBA e riafirmoi dhe synimin për të vazhduar fuqizimin e marrëdhënieve ekonomike dhe shkëmbimeve tregtare mes nesh”, thuhet në njoftim.

Në takim u diskutua dhe mbi procesin e dialogut dhe implementimin e Marrëveshjes Bazë të normalizimit të marrëdhënieve dhe Aneksit të Zbatimit për çka Bislimi potencoi se qeveri mbetet e përkushtuar, aktive dhe konstruktive në këtë proces.

/KlanKosova/

Read Previous

Billström për aplikimin e Kosovës në BE: Mbështesim procesin e integrimit

Read Next

Besimtarët myslimanë kremtojnë Fitër Bajramin