Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeff Hovenier, të martën është takuar me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ku ka thënë se SHBA-ja e përkrah tranzicionin e Kosovës në një të ardhme.
Hovenier, përmes një shkrimi në rrjetin social ‘X’ ka thënë se SHBA-ja do të vazhdoj ta mbështes tranzicionin e Kosovës drejt të ardhmes.
“Takimi i mirë me ministren Artane Rizvanolli të hënën. Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të mbështesin tranzicionin e Kosovës drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme energjetike, veçanërisht përmes USAID dhe MCCgov programet”.
Good meeting with Minister @Artane_R yesterday. The United States continues to support Kosovo's transition to a more sustainable energy future, in particular via our @USAID and @MCCgov programs. Also look forward to continued progress on the Energy Roadmap. Kosovo's energy future… pic.twitter.com/6u8c01taaj— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) December 19, 2023
“Gjithashtu mezi presim përparimin e vazhdueshëm në Udhërrëfyesin e Energjisë. E ardhmja energjetike e Kosovës është e ndritshme!”, ka shkruar ai.
Edhe më 18 dhjetor, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ishte takuar me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier me të cilin kanë ndarë pikëpamje mbi zhvillimet politike në Kosovë.
Takimin e ka bërë të ditur Abdixhiku përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’.
“Me ambasadorin Hovenier, ndamë pikëpamjet tona mbi zhvillimet politike në vend. Kosova nuk ka aleat më të afërt se SHBA-të dhe LDK do t’i ruajë këto relacione në çdo veprim të saj duke avancuar gjithnjë interesin tonë shtetar”.
“Ambasadorin e falënderova për një vit të shkëlqyeshëm bashkëpunimi me LDK-në”, ka shkruar ai.
Edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, më 15 dhjetor është takuar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë. /Albanianpost.com